Vdes aktori Tom Sizemore, ushtari Horvath në “Saving Private Ryan” NULL NULL 04.03.2023 08:31 04.03.2023 08:31 Ka vdekur në moshën 61 vjeçare aktori amerikan Tom Sizemore, i njohur për rolet e tij në filmat “Saving Private Ryan” dhe “Black Hawk Down”, njofton menaxheri i tij. Sizemore bëri famë në vitet e ’90ta, shpesh në role dytësore si djelmosha të rrezikshëm, zakonisht ushtarake, policore ose kriminale. Ai po ashtu njihet edhe për rolet në filmat “Natural Born Killers”, “Pearl Harbor” dhe “Heat”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Mirëpo, ai gjithashtu kishte probleme me drogë dhe mbajti burg për dhunë familjare. Sizemore ka qenë në koma qysh nga 18 shkurti kur pësoi aneurizëm të trurit. Menaxheri i tij, Charles Lago, tha se ai vdiq të premten në një spital në Burbank në Kaliforni, në prani të vëllaut dhe dy djemve të tij. I lindur në një zonë të klasës punëtore të Detroitit, Sizemore kreu magjistraturën për teatër para se të vinte roli i tij i vogël në Hollywood në filmin “Born on the Fourth of July” të regjisorit Oliver Stone në vitin 1989. Ky film i hapi rrugë për role më të mëdha në dramat e vitit 1990 si “True Romance” të Ridley Scott, “Devil in a Blue Dress” së bashku me Denzel Washington dhe në “Wyatt Earp” me Kevin Costner. Në filmin fitues të Oscar “Saving Private Ryan” në vitin 1998, ai kishte rolin e ushtarit besnik Horvath të Tom Hanks. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.