8:49, 9 Korrik 2020

Në Kosovë janë 1,951 raste aktive me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Nga rasti i parë i shfaqur më 13 mars deri dje në vend janë shfaqur 4,100 raste pozitive me këtë virus. Ndërsa janë shëruar 2.063 raste, dhe 86 persona kanë ndërruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dje ka bërë të ditur se janë shfaqur 214 raste të reja pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë