Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19 vjeçarit në Skenderaj i sekuestrohet një armë

NULL NULL
22.10.2021 08:53

Në orët e pasdites së djeshme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës u bë në rrugën “Bekim Berisha” në kohën kur një njësi policore po trajtonte një rast të  një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave,  me ç’ rast nga i dyshuari  V. M. (19 vjeçar) është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin për armëmbajtje pa leje është intervistuar personi i dyshuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është  liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.