Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19 të vdekur pas përmbytjeve në Iran

NULL NULL
26.03.2019 17:12

19 persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të papritura që kanë përfshirë disa pjesë jugore dhe perëndimore në Iran.

Siç ka raportuar agjencia e lajmeve Fars, mbi 100 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, transmeton Klan Kosova.

Qeveria atje ka bërë thirrje që të ndërpriten që gjitha udhëtimet dhe ka paralajmëruar se mund të ketë edhe më shumë reshje në vijim.

Ministri i Brendshëm ka këshilluar iranianët që të mos shkojnë nëpër zonat e përmbytura, përfshirë bjeshkët dhe zonat afër lumenjve.

Kjo fatkeqësi ka përfshirë Iranin me rastin e Festës së Vitit të Ri iranian, Nevruz, ku shumë banorë udhëtojnë drejt vendit me rastin e kësaj feste./Klan Kosova/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.