19 punëtorë të MPB-së në Maqedoninë e Veriut janë të infektuar me koronavirus - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19 punëtorë të MPB-së në Maqedoninë e Veriut janë të infektuar me koronavirus

NULL NULL
21/04/2020

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deri më tani , 19 punonjës nga kjo Ministri janë diagnostikuar me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 135 personave ndërsa 53 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19”.

Policia ka kryer 1 mijë e 753 kontrolle të personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, ku janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit.

Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 117 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 89 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Brenda 24 orëve të fundit nga karantina shtetërore kanë dalë 767 persona ndërsa janë futur 29 perona tjerë.