14:00, 27 Mars 2020

Ka shkuar në 186 numri i të prekurve në Shqipëri me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste të reja, nga 102 të testuar, ndërsa në total janë testuar 1246 persona.

Numri i viktimave ka arritur në 8, ku gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv.

Rastet të reja janë konfirmuar në qytetin e Pukës, ndërsa shtohet numri i të prekurve në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër Durrës.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtuar 77 persona, ku 5 janë në terapi intensive.

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”, u shpreh Fico.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 107 raste
  • Durrës 11 raste
  • Lushnje 4 raste
  • Elbasan 5 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Fier 20 raste
  • Kavajë 4 raste
  • Korçë 12 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 4 raste
  • Lezhë 4 rast
  • Berat 1 rast
  • Has 2 raste
  • Krujë 1 rast
    -Tropojë 2 raste
  • Pukë 2 raste

Ministria ka përsëritur thirrjen për kujdes të shtuar dhe respektim të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, si dhe të mos paraqiten në urgjencë, por për çdo shqetësim të telefonojnë 127-ën. / tvklan.al

Konkurs Pune

Lexo më shumë