Mahmood: Këngët që shkruaj lidhen me jetën time (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mahmood: Këngët që shkruaj lidhen me jetën time (VIDEO)

NULL NULL
05/08/2022

Këngëtari italian Mahmood ka thënë që tekstet e tij kanë të bëjnë gjithmonë me jetën e tij, përndryshe ndihet sikur po këndon gënjeshtra.

Fituesi i dyfishtë i San Remos po qëndron në Kosovë, pasi që do të marrë pjesë në festivalin Sunny Hill.

“Është shumë e rëndësishme që të studiojmë. Unë kam filluar shumë vonë të shkruaj këngë, rreth moshës 18-19 vjeç dhe studimi i një instrumenti ndihmon shumë po ashtu, edhe dëgjimi i zhanreve të ndryshme të muzikës ndryshon shumë. Të jemi mendjehapur për të kuptuar se çfarë po ju pëlqen me të vërtetë”, ka thënë Mahmood për Klan Kosovën.

“Gjithmonë them që talenti mund të funksionojë 40 për qind, por për pjesën tjetër varet nga puna që bëhet”.

“Unë bazohem vetëm në jetën personale. Këngët që shkruaj patjetër duhet të lidhen disi tërësisht me jetën time, prandaj kur jam në skenë dhe kur i këndoj këngët e mia, dua që këto të m’i kujtojnë momentet që i kam jetuar, përndryshe më duket që po them gënjeshtra”.