14:23, 6 Mars 2019

18-vjeçarja zgjohet pas 4 ditësh në koma: Zbulon se është bërë mama!

Një adoleshente ra në koma pas një dhimbjeje të padurueshme koke dhe kur u zgjua 4 ditë më vonë zbuloi se kishte sjellë në jetë një bebush.

18-vjeçarja Ebony Stevenson, nuk kishte asnjë ide për shtatzëninë surprizë. Nuk kishte një bark dhe asnjë simptomë tjetër për të cilën mund të dyshonte.  Krejt papritur, një ditë nuk u ndje mirë dhe ra në koma. Kur u zgjua disa ditë më vonë, e gjeti veten të bërë mama.

Mjekët thanë se studentja kishte dy mitra, në njërën prej të cilës rritej bebi, në pjesën e prapme të trupit të saj. Në mitrën tjetër vazhdonte proçesi normal, që do të thotë cikël menstrual i rregullt. Diçka e tillë bëri që vajza të mos dyshonte tek asnjë shenjë që lidhej me shtatzëninë.

“S’e mendoja kurrë që mund të kisha një fëmijë, të paktën dhe për 10 vitet e ardhshme. S’e kam menduar kurrë të jem një mama e re. Të zgjohem nga koma dhe të më thonë se kam qenë shtatzënë dhe kam sjellë në jetë një vajzë, është e paimagjinueshme. Të takoja bebushin tim është gati surreale. S’do ta ndërroja me asgjë në botë.”- është shprehur Ebony.

Ndër të tjera vajza tregon se kur u zgjua nga koma dhe i thanë se ka një vajzë, reagimi i parë ishte refuzimi, shkruan anabel. Donte thjesht t’ja largonin sepse ishte gati e sigurt që s’ishte e saj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë