18 vjeçarja Raducanu bën befasinë, fiton US Openin

18 vjeçarja Raducanu bën befasinë, fiton US Openin

NULL NULL
1 month më parë

Tenistja nga Britania e Madhe, Emma Raducanu, i ka dhënë fund pritjes së këtij vendi për titull Grand Slam në kategorinë e grave.

Raducanu, e cila i ka vetëm 18 vjet, arriti që të triumfojë në finale të US Open duke e siguruar kështu titullin e saj të parë.

Ajo fitoi pastër 2:0 në sete ndaj kanadezes Leylah Fernandez, dhe ndonëse në këtë garë depërtoi vetëm përmes kualifikimeve, Raducanu arriti të ngadhënjejë në këtë kompeticion pa e humbur as edhe një set të vetëm.

Gruaja e fundit britanike që fitoi Grand Slam ishte Virginia Wade më 1977, e cila e kishte rrëmbyer Ëimbledon-in.