Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

18 të vrarë nga përplasja e një aeroplani në Nepal, piloti i vetmi i mbijetuar

NULL NULL
24.07.2024 09:50

18 persona kanë humbur jetën në Nepal, si pasojë e përplasjes së një aeroplani në pistë, ndërsa po përpiqej të fluturonte.

Aeroplani po transportonte në qytetin e Pokhara, dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë për kontrolle të mirëmbajtjes, tha shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri, transmeton klankosova.tv.

I vetmi i mbijetuar, sipas Skynews, është piloti.

Zyrtari i policisë Basanta Rajauri, tha se autoritetet kanë nxjerrë trupat e të 18 personave që vdiqën.

“Vetëm kapiteni u shpëtua i gjallë dhe po merr trajtim në spital”, tha Tej Bahadur Poudyal, zëdhënës i aeroportit të Katmandu.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.