17-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier NULL NULL 14.12.2024 14:23 14.12.2024 14:23 Policia e Shqipërisë Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimi e policisë, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran. “Konflikti midis të miturve ka nisur pasi i plagosuri me thikë H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, me iniciale B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij”. Viktima është duke u trajtuar dhe jashtë rrezikut për jetë. Sakaq thika e përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.