17 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, dy në gjendje më të rëndë

17 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, dy në gjendje më të rëndë

NULL NULL
1 muaj më parë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 17 pacientë me COVID-19, ndërkohë që tre pacientë janë shëruar.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta pacientë, dy janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – katër lindje normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femërore.

197 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 2,591 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 97 shërbime radiologjike dhe prej tyre 56 Rëntgena, 29 EHO dhe 12 CT-ja.