165 anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

165 anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës

NULL NULL
18/09/2022

Një total prej 165 anijesh me 3.7 milionë tonë produkte bujqësore në bord janë larguar nga Ukraina, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, ka thënë Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

Ministria tha se 10 anije me 169 mijë e 300 tonë produkte bujqësore do të largohen nga portet ukrainase të Detit të Zi të dielën.

Eksportet e drithërave të Ukrainës ranë pasi Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt dhe bllokoi portet e saj në Detin e Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ukraina, një prodhues dhe eksportues i madh global i drithërave, dërgoi deri në 6 milionë tonë drithë në muaj para luftës, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Tre porte të Detit të Zi u rihapën sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 22 korrik nga Moska dhe Kievi për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës dhe ministria ka thënë se këto porte janë në gjendje të ngarkojnë dhe dërgojnë jashtë vendit 100-150 anije mallrash në muaj.