Lajmet e fundit
Zhdukja e Bleona Matës, e cila u zhduk më 22 maj 2010 kur ishte vetëm gjashtëvjeçare, vazhdon të mbetet e pazbardhur edhe në vitin 2026.
Për fatin e saj ende nuk ka të dhëna se ku ndodhet.
Për kërkimet dhe atë se çfarë është arritur deri më tani për zbardhjen e rastit, ka folur avokati i familjes, Idajet Beqiri, në “Kosova Today”.
Beqiri kritikoi mënyrën se si, sipas tij, rasti po trajtohet nga disa media, duke thënë se familja po përballet vazhdimisht me dhimbje për shkak të raportimeve që bëhen për klikime dhe protagonizëm.
“Problemi është po e prekin rëndë familjen dhe po e lëndojnë gjithmonë në plagë, atë që thjesht dhe vetëm për ca klikime, thjesht dhe vetëm që të bëhemi protagonistët. Por këto janë çështje me të vërtetë delikate. Dhe një nënë që e kërkon bijën e vet 16 vjet me radhë dhe që nuk i pushojnë lotët nga sytë, kjo është bërë dhimbje kombëtare, sepse po flas, nuk gjen troje shqiptare që nuk flitet për këtë çështje”, tha ai.
Avokati tha se rasti mbetet veçanërisht i ndjeshëm për familjen, e cila prej 16 vitesh vazhdon të kërkojë informacione për fatin e Bleona Matës.
Për detajet e plota, ndiqni videon e plotë: