16-vjeçari kosovar nxjerr në shitje një pikturë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi NULL NULL 12.02.2023 12:59 12.02.2023 12:59 Akil Dashevci, 16 vjeç, nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, i prekur thellë nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ka pikturuar dhimbjen për bashkëmoshatarët e tij që kanë pësuar nga kjo tragjedi. Akili, i apasionuar pas pikturës, ka shprehur vullnetin që t’i ndihmojë bashkëmoshatarët e tij në Turqi, me anë të shitjes së pikturës. Ai është një artisti i ri i talentuar, i cili vitin e kaluar hapi ekspozitën personale “ Ngjyrat e dashura të Akilit” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku u prezantuan punimet e tij, shkruan RTK, përcjell Klankosova.tv Talenti i Akilit u vu në pah në ekspozitën “The joy of colours”, organizuar nga qendra Tirana art, ku morën pjesë 800 pjesëmarrës. Akili u shpërblye me çmim special. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.