Lajmet e fundit

Ambasadat ndërkombëtare në Kosovë kanë paralajmëruar shtetasit e tyre për kujdes të shtuar më 16 shtator, në ditën kur do të shpallet vendimi final për katërshen e UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Today”, ish-koloneli Refki Morina, foli rreth planit operativ të Policisë së Kosovës në rast të bllokadave, protestave apo tubimeve masive, transmeton Klankosova.tv.
“Ambasadat thërrasin qytetarët e tyre që të kenë kujdes, dhe kjo është e drejtë e çdo ambasade që është në Kosovë, që të kenë kujdes kur bëhen tubime të mëdha, protesta të mëdha. Kjo nuk do të thotë se plani operativ që është avprovuar që do të ketë trazira, ose argumente të tillë nuk ka, por është bërë një plan operacional e cila do të jetë në gjendje me mbajt rendin dhe qetësinë publike në tërë territorin e Kosovës”, tha Morina në Klan Kosova.
Eksperti i sigurisë Aheron Bobaj, në Klan Kosova deklaroi se 16 shtatori ka arsye për vigjilencë.
“Sepse institucionet për përgatiten për një ditë me pjesëmarrje të lartë emocionale. Në anën tjetër policia e ka theksuar se këto janë masa të planifikimit, koordinimit për tubime të mëdha. Ndërsa edhe KFOR-i ka deklaruar se angazhimi për sigurinë e Kosovës mbetet i njëjtë që në rast nevoje edhe të ndërhyjë, që nuk besoj që do të vijë punë deri aty”, u shpreh Bobaj.