Facebook çon në tjetër nivel thirrjet telefonike - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook çon në tjetër nivel thirrjet telefonike

NULL NULL
30/04/2015

Thirrjet telefonike kanë dalë jashtë mode, për shkak të zhvillimit të teknologjisë. Telefonat nuk mund t’i njohin numrat, kontaktet nuk mund të menaxhohen lehtësisht dhe ata nuk përfitojnë nga teknologjitë e reja si thirrjet me Wi-Fi. Tani Facebook ka krijuar një aplikacion të ri për të modernizuar thirrjet telefonike. Hello, një aplikacion vetëm për pajisjet Android, ju lejon të bëni thirrje telefonike falas nëpërmjet Wi-Fi.

FACEBOOK1

Aplikacioni mund të shkarkohet falas tek Google Play Store. Ai përdor Facebook-un për të identifikuar telefonuesit, kështu ju do të kuptoni kush po ju telefonon edhe nëse nuk e keni ruajtur numrin e tij tek lista e kontakteve. Aplikacioni ndalon gjithashtu telefonuesit e padëshirueshëm, dhe ka një veçori të mirë kërkimi që ju ndihmon të gjeni numrat e bizneseve lokale.

Aplikacioni promovon gjithashtu thirrjet telefonike falas me Wi-Fi duke përdorur protokollin VoIP (Zëri mbi Internetin). Nëse do të humbisni ndonjë thirrje, Hello ju ofron mundësinë për t’u përgjigjur nëpërmjet Messenger-it.