Ange Postecoglou trajner i ri i Celtic NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Celtic ka emëruar ish- trajnerin e Australisë, Ange Postecoglou si menaxherin e tyre të ri, ka njoftuar klubi. Klubi i Glasgow ka qenë pa menaxher që kur Neil Lennon dha dorëheqjen në fund të shkurtit kur klubi mbeti 18 pikë prapa liderëve të Premierës Skoceze, Rangers. “Mundësia që më është dhënë është një nga nderimet më të mëdha në futboll dhe përgjegjësia për të udhëhequr klubin tonë të mrekullueshëm të futbollit në të ardhmen është ajo që unë do ta çmoj shumë,” tha Postecoglou në faqen e klubit. “Celtic është pa dyshim një nga emrat në futbollin botëror, një gjigand, një institucion i duhur i futbollit dhe aq më shumë, ka histori reale, substancë reale, autenticiteti i vërtetë dhe shpirti real”, shtoi strategu i ri i këtij klubi. Postecoglou ka menaxhuar më parë Melbourne Victoryn, ekipin kombëtar Australian dhe së fundmi, Yokohama F. Marinos.