15 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut NULL NULL 15.06.2025 08:09 15.06.2025 08:09 Bekim Fehmiu Sot janë bërë 15 vjet që nga shuarja e njërave prej figurave më të lartësuara të aktrimit shqiptar, Bekim Fehmiut. Pas vetes Fehmiu la vepra të pashlyera, si në kinematografinë e huaj e po ashtu edhe në atë shqiptare, shkruan klankosova.tv. Fehmiu arriti kulmin e tij me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Disa nga rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”. E po ashtu Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaë, Dirk Bogarde e Irene Papas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.