15-vjeçari i plagosur në Ferizaj lirohet nga spitali NULL NULL 13.04.2024 08:51 13.04.2024 08:51 QKUK Në orët e pasdites të së premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndodhi një rast i rëndë. Një grua mbeti e vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të saj. Ndërsa dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor. Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Përdryshe, këtë ngarje të rëndë e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar dënim maksimal për dorasin.