15 refugjatë sudanezë qëllohen për vdekje - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15 refugjatë sudanezë qëllohen për vdekje

NULL NULL
15/11/2015

Të paktën 15 refugjatë sudanezë janë qëlluar për vdekje dhe tetë të tjerë janë lënduar në Sinai të Egjiptit.

Ata po udhëtonin në drejtim të Izraelit, njofton Klan Kosova.

Duke folur në kushte anonimiteti forcat e rendit në Egjipt i kanë thënë Associated Press se refugjatët janë vrarë pasi janë gjendur në mes të luftimeve të ashpra të forcave të rendit dhe kontrabandistëve, shkruan Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

Arsye përse sudanezët po e lëshojnë vendin  e tyre për t’u bërë azilantë në Izrael është situata politike në vend dhe dhuna nga pushteti atje.

Por, sipas një grupi të të drejtave të njeriut shumica e refugjatëve ose po qëllohen nga forcat e rendit, ose po keqtrajtohen nga kontrabandistët afër kufirit.

klankosova.tv