Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15 palestinezë të vrarë në Gaza, ShBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

NULL NULL
04.07.2025 14:52

Të paktën 15 palestinezë humbën jetën gjatë natës në një sulm ajror izraelit në jug të Gazës, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hamasit mbeten të larta, në pritje të një përgjigjeje përfundimtare për një propozim armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA.

Sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë në Spitalin Nasser në Khan Younis, sulmi goditi një kamp me tenda ku qëndronin palestinezë të zhvendosur nga luftimet që vijojnë prej gati dy vitesh. Sulmi ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi këtë sulm.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan funerale të përshkuara nga dhimbja, me të afërmit që qanin për të dashurit e tyre të vrarë. “Armëpushimi do të vijë, dhe unë e kam humbur vëllain tim? Duhet të kishte ndodhur shumë më parë,” tha mes lotësh 13-vjeçarja Mayar Al Farr, motra e Mahmoudit, një nga viktimat e sulmit.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se pret që Hamasi të japë një përgjigje përfundimtare ndaj propozimit amerikan për një armëpushim brenda 24 orëve. Sipas tij, Izraeli ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi 60-ditore, gjatë së cilës pritet të zhvillohen negociata për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Hamasi, nga ana tjetër, ka sinjalizuar se po shqyrton propozimin, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë qëndrim publik nëse do ta pranojë apo refuzojë atë. Grupi militant ka insistuar më herët se do të pranojë vetëm një marrëveshje që sjell një përfundim të përhershëm të luftës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.