149 familje ia shohin hairin ditëlindjes së një OJQ-je (VIDEO)

149 familje ia shohin hairin ditëlindjes së një OJQ-je (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 2 months më parë

143 familje u bënë me shtëpi të hënën.

Në Gjinoc të Suharekës u mbajt sot ceremonia e dhënies së 149 çelësave për familjet në nevojë nga shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Ngjarja u mbajt në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ku edhe u shënua njëvjetori i hapjes së saj, dhe për këtë arsye u dhurua një banesë, njofton Klankosova.tv.

Për këtë shoqatë kjo datë është e rëndësisë tjetër të veçantë, pasi është data kur kjo shoqatë ishte themeluar 12 vjet më pare, dhe për këtë u dhuruan 120 shtëpi.

E për 28 nëntor edhe 28 familje tjera përfituan shtëpi.

Pjesë e këtij organizimi ishte kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, e  mysafir të tjerë nga Kosova e gjithë rajoni shqip folës.