Kurti: Fushata se Gërvalla nuk e respekton UÇK-në nisi pas vizitës së suksesshme në Bruksel

Kurti: Fushata se Gërvalla nuk e respekton UÇK-në nisi pas vizitës së suksesshme në Bruksel

NULL NULL
2 months më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se teza se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk e respekton UÇK-në, erdhi pasi ajo u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Në një postim në rrjetin social Facaebook, Kurti thotë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, ka shkruar më tej Kurti, njofton Klan Kosova.