145 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Ishte kjo që projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë e të pavarur NULL NULL 10.06.2023 12:39 10.06.2023 12:39 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot po qëndron në Prizren, me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në manifestimin qendror për nder të këtij përvjetori, Begaj tha se kjo lidhje projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur. “Historia e kombit tonë të lashtë është e pasur me momente të cilat na mbushin me krenari, për atë çka ne shqiptarët jemi dhe vlerat që ne përfaqësojmë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej ngjarjeve të jashtëzakonshme, ku patriotët vizionar u bashkuan për të krijuar një qendresë mbarëshqiptare, kundër shtypjes dhe sundimit”. “Ishte kjo Lidhje që punoi me të gjitha forcat për ta afirmuar kombin tonë dhe për të kundërshtuar copëzimin e trojeve etnike shqiptare. Ishte kjo besëlidhje që projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur”, u shpreh ai. Tutje, Begaj u shpreh se kemi përgjegjësi për të respektuar dhe për të mbrojtur trashëgiminë, përcjell Klankosova.tv. “Sot teksa mushen plot 145 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit, nderojmë me krenari veprimtarinë e lavdishme të atyre që ëndërruan dhe punuan për kombin tonë shqiptar. Por, ndjenjat e krenarisë nuk mjaftojnë, ne kemi përgjegjësinë për të respektuar dhe për të mbrojtur trashëgiminë, që këto figura historike na lanë neve si trashëgim”, u shpreh tutje ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 3 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 18 orë më parë