14-vjeçarja shqiptare mund serben në finale, shpallet kampione bote NULL NULL 04.07.2025 21:25 04.07.2025 21:25 Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26 deri më 29 qershor. Shqipëria u përfaqësua me katër sportistë të moshave nga 10 deri në 21 vjeç – tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga klubi “Bijtë e Shqipes” në Lushnjë. Rezultati më i spikatur për Shqipërinë erdhi nga Amanda Dedej, sportistja 14-vjeçare e klubit “Bijtë e Shqipes”, e cila u shpall kampione bote në kategorinë nën 52 kilogramë. Ajo zhvilloi gjashtë ndeshje kundër sportisteve nga vende të ndryshme dhe në finale mundi me rezultatin bindës 4-0 serben Neda Mariçeviq, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Trajneri i ekipit kombëtar, Lirim Dedej, u shpreh se kjo medalje e artë është një tjetër dëshmi e progresit të karatesë shqiptare, pas suksesit në kampionate ballkanike dhe evropiane. Ai theksoi se ky rezultat e ngre më tej nivelin e ekipit kombëtar dhe i jep shtysë për objektiva edhe më të mëdha në të ardhmen. Amanda Dedej, tashmë kampione bote në moshën 14-vjeçare, ka si qëllim të radhës medaljen e artë olimpike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy aksidente sonte në kryeqytet, njëri në "Veternik" e tjetri në "Kodrën e Trimave" (VIDEO) 04/07/2025