14 të vdekur dhe 473 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

14 të vdekur dhe 473 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

NULL NULL
6 days më parë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Kurse nga 2 mijë e 708 testime, 473 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton Klankosova.tv.

Në anën tjetër 505 pacientë ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 213 mijë e 779 raste pozitive me virusin korona, janë shëruar 197 mijë e 998 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 492 njerëz dhe vazhdojnë të jenë të infektuar edhe 8 mijë e 289 raste aktive.