14 shkurti, Dita e të Dashuruarve NULL NULL 14.02.2023 08:01 14.02.2023 08:01 Dashuri, romancë, karamele, lule, kartolina, dhurata, darka dhe vallëzime, janë disa nga gjërat që e karakterizojnë 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve. Në këtë ditë njerëzit shprehin dashurinë për të dashurin, të dashurën, burrin, gruan. Pas festimit të Javës së Shën Valentinit për një javë të tërë, kjo ditë plot dashuri është e veçantë për çiftet e martuar si dhe për të pamartuarit. Në këtë ditë të dashuruarit festojnë ngrohtësinë në marrëdhëniet e tyre me partnerin apo të dashurin. Dita e Shën Valentinit vjen së bashku me një mori planesh që janë të destinuara për të gjithë në një gjë: Dashuri. Dhe gjithçka vjen në emër të një njeriu, Shën Valentinit, i cili ishte një personazh interesant (dhe ndoshta pak i keqkuptuar) në histori. Derisa disa njerëz besojnë se historia e kësaj dite është mjaft e qartë, realiteti është se historia pas Ditës së Shën Valentinit është e mbuluar me një mister të madh. Tradita e përshëndet 14 shkurtin (dhe ndoshta edhe të gjithë muajin shkurt!) si një kohë për dashuri dhe romancë, me prejardhje të lashtë romake dhe të krishterë. Dita e Shën Valentinit nuk filloi të festohej si një ditë romantike deri në shekullin e 14-të. Megjithëse kishte disa martirë të krishterë të quajtur Shën Valentini, dita mund ta ketë marrë emrin nga një prift që u martirizua rreth vitit 270 të erës sonë nga perandori Klaudi II Gotik. Sipas legjendës, prifti nënshkroi një letër “nga Shën Valentini juaj” për vajzën e rojtarit të tij, me të cilën ai ishte miqësuar dhe e kishte shëruar nga verbëria. Tregime të tjera thonë se ishte Shën Valentini i Ternit, një peshkop, për të cilin u emërua festa, megjithëse është e mundur që dy shenjtorët të ishin në të vërtetë një person. Një tjetër legjendë e zakonshme thotë se Shën Valentini kundërshtoi urdhrat e perandorit dhe martoi fshehurazi çiftet për të kursyer burrat nga lufta. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 3 days
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 1 week