9:14, 15 Tetor 2019

14 oficerë policorë janë vrarë në një pusi në perëndim të Meksikës dhe tre të tjerë janë lënduar.

Policët ishin në zbatim të një urdhri të gjykatës në El Aguaje në shtetin e Michoacan, kur konvoi i tyre ra në pritë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Grupi i fuqishëm kriminal, “Jalisco Nueva Generacion Cartel” besohet se e ka kryer sulmin.

Autoritetet kanë thënë se të gjitha burimet do të vihen në ndjekje të përgjegjësve. Ky rajon njihet si vatër se dhunës që lidhet me luftën e karteleve të drogës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë