14 ditë, asnjë gjurmë nga Bedri Rexhepi (VIDEO) NULL NULL nga Dafina Jegeni-Krasniqi 22.04.2021 20:27 nga Dafina Jegeni-Krasniqi 22.04.2021 20:27 Bedri Rexhepi, tash e 14 ditë është zhdukur pa gjurmë dhe familja nuk di gjë për fatin e tij. Nga data 8 prill rreth orës 16:00 ai u largua nga shtëpia dhe nga ajo ditë nuk është i qasshëm më në telefon. Vetura e tij e tipit “Grand Shirok” iu gjet në arat e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit. Në ditën që Rexhepi pretendohet të jetë rrëmbyer, me vete kishte pasur një shumë të konsiderueshme të parave. E një person që dyshohet se ka gisht në këtë rast tashmë është arrestuar. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, LauretaUlaj, tha se personit me inicialet J.V me kërkesë të Departamentit të Krimeve të Rënda iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj, të cilën kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtrnë. Ndërkohë, familja Rexhepi nga këto organe të drejtësisë po pret zbardhjen e rastit derisa kërkon edhe ndihmë nga qytetarët që mund të dinë ndonjë gjë për fatin e familjarit të tyre. E policia bashkë me prokurorinë janë duke punuar intensivisht me këtë rast, sipas zyrtarëve për informim të këtyre dy institucioneve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë