132 të vdekur nga Coronavirus, rreth 6000 veta të prekur NULL NULL 29.01.2020 10:22 29.01.2020 10:22 Numri i vdekjeve në Kinë nga virusi i ri vdekjeprurës ka arritur në 132, ndërsa numri i të prekurve nga ky virus është afër 5974. Japonia dhe Shtetet e Bashkuara filluan evakuimin e qindra qytetarëve nga Wuhan, qyteti ku shpërtheu sëmundja, njofton Klan Kosova. Të gjithë vdekjet e reja ishin në provincën e Hubei përveç një, e cila ishte në një provincë në veri. Ëuhan është kryeqyteti i Hubei. Më shumë se 56 milionë njerëz në pothuajse 20 qytete kineze, përfshirë Wuhan, janë ndaluar të udhëtojnë në përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit gjatë Vitit të Ri Lunar ose festivalit të pranverës, tradicionalisht sezoni më i ngarkuar i udhëtimit në Kinë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, u takua të martën me Presidentin e Kinës Xi Jinping. Organizata e ka cilësuar si rrezik global nga coronavirusi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.