Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

132 raste të reja me Covid-19 dhe 83 të shëruar

NULL NULL
16.07.2020 15:07

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 132 raste me Covid-19.

“Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive”.

Ndonëse numri i rasteve të reja pozitive duket se ka filluar të bie, bilanci i vdekjeve vazhdon të jetë i rëndë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë vdekje, njofton Klan Kosova.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Në ndërkohë sot janë shëruar 83 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2706.

Prishtina vazhdon të prijë me numrin e të infektuarveme 47 raste të reja pozitive me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 47 raste, Komuna Ferizaj 16 raste, Komuna Mitrovicë 16 raste, Komuna Gjilan 12 raste, Komuna Podujevë 6 raste, Komuna Vushtrri 5 raste, Komuna Viti 4 raste, Komuna Drenas 4 raste, Komuna Fushë Kosovë 4 raste, Komuna Pejë 3 raste, Komuna Prizren 3 raste, Komuna Deçan 2 raste, Komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.