130 mijë euro nga BERZH-i për fëmijët me kancer NULL NULL 12.07.2018 15:51 12.07.2018 15:51 Në Klinikën e Pediatrisë, përkatësisht në Repartin e Hemato-Onkologjisë, sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çekut, me rastin e mbarimit te fushatës shumë të suksseshme te stafit të Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim për fëmijët me kancer në QKUK. Çeku i është dorëzuar organizatës Care for Kosovo Kids, e cila për disa vjet ka ndihmuar dhe ndihmon me terapi fëmijët me kancer. Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër, kanë mbledhur rreth 80,000 euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50,000 euro nga BERZH-i në Londër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 23 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë