13 vjet nga hapja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë (VIDEO)

13 vjet nga hapja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
1 week më parë

E enjtja e 8 prillit shënoi përvjetorin e 13 që kur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zyrtarizua në Kosovë.
Amerikanët janë me zyrë në Prishtinë që nga viti 1996, ndërsa përkrahja për shtetin e Kosovës në këtë përvjetor u tha se nuk do të mungojë asnjëherë.

Përkrahje për Kosovën dhe qeverinë e saj ofroi edhe sekretari amerikan Antony Blinkwn përmes një letre urimi dërguar kryeministrit Albin Kurti, ku u theksua nevoja për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa edhe ish-gjenerali i NATO-së, Wesley Clark në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se 22 vjet pas luftës është koha që Serbia ta njeh si shtet Kosovën.

Krejt këto zhvillime vijnë në ditën kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takoi në zyrën e tij, drejtoreshën e fondit të MCC-së, Sarah Osmstead.