13-vjeçarja bëhet nënë, arrestohen gjyshërit (VIDEO)

13-vjeçarja bëhet nënë, arrestohen gjyshërit (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbëresha Fazliu 2 weeks më parë

Një 13-vjeçare, të mërkurën, ka lindur një vajzë në gjendje të mirë shëndetësore në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rr.H. solli në jetë vogëlushen nga bashkëjetesa me një 16-vjeçar, me dijeninë e aprovimin e prindërve të të dy palëve.

Partneri i saj tha për Klan Kosovën, “Na jemi martu, me qef u ardhë ajo te unë, edhe prej dashnisë ka lindë fëmija”.

Prindërit e Rr.H. e partnerit të saj janë dërguar në mbajtje nga policia, me urdhër të prokurorit, pasi kanë lejuar që të dy të bashkëjetojnë e bëhen me fëmijë duke qenë të mitur.

Familjarët e vajzës, të cilët jetojnë në kushte jo të mira ekonomike në Fushë Kosovë, thonë se të dy kanë vendosur të bashkëjetojnë sepse duhen, ani pse janë të mitur, dhe për këtë gjë prindërit e të dy palëve janë pajtuar. Meqë, sipas tyre, ndryshe do të ndodhte më e keqja, duke aluduar se fëmijët mund të pësonin.

Sipas tyre, vajza ka braktisur shkollën dhe partneri i saj, bashkë me babanë e tij, shesin hekurishte në Ferizaj.

Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë, në bashkëpunim me prindërit e foshnjës së vajzës e partnerit të saj, do të vendosin se çfarë do të bëhet me fëmijën.