9:13, 18 Korrik 2019

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 38 të tjerë janë plagosur në një zjarr që dyshohet se u shkaktua qëllimisht në një studio animacioni të enjten në Japoni, thanë zyrtarët.

Departamenti për zjarrin në Kyoto konfirmoi se një person ka vdekur dhe 12 të tjerë janë gjetura “pa shenja jete” brenda ndërtesës që i përket studios Kyoto Animation Co, njofton Klan Kosova.

Vdekjen u konfirmuan nga një doktor para se të bëheshin publike zyrtarisht.

Policia e Kyotos tha se një njeri derdhi një lëng që u duk sikur benzinë përreth studios së animacionit dhe vuri zjarr.

I dyshuari, i përshkruar nga policia si një 40 vjeçar është marrë në paraburgim.

Zyrtarët e departamentit të zjarrit thanë se u plagosën 38 persona të tjerë, ku dhjetë besohet të jenë në gjendje të rëndë.

Zjarri shpërtheu në orën 10:30 të mëngjesit të së enjtes dhe policia tha se një banor e raportoi rastinpasi kishte dëgjuar një tingull si shpërthim që vinte nga studio.

Rreth 48 kamionë për të fikur zjarrin janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe tani janë duke u përpjekur të marrin nën kontroll situatën.

10 të vdekur në Japoni – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Konkurs Pune

Lexo më shumë