23:53, 11 Korrik 2020

13 persona në Vushtrri janë shëruar nga Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot janë shëruar 13 raste nga Covid 19 nga komuna jonë dhe kemi pasur 9 raste të reja pozitive”.

“Le ta përmbysim akoma më shumë lakoren epidemike në komunën tonë, duke zbatuar rekomandimet anti Covid 19: maskë, distancë dhe higjenë!”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë