Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

13 milionë euro investim në zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Hoti: Po rritet prezenca e BE-së

NULL NULL
21.01.2021 11:20

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.

Dy bashkëpartiakët e konsideruan këtë projekt si një ndër më të rëndësishmin gjatë mandatit të tyre, njofton Klan Kosova.

Rruga e gjatë 5.7 kilometra do të financohet nga Banka Botërore për Ndërtim dhe Zhvillim dhe ka koston mbi 13 milionë euro.

Hoti në fjalimin e tij tha se ky projekt do të përfundojë në afat rekord.

“Ky projekt i rëndësishëm krijon një qasje të mirë për qytetarët e Ferizajt me komunat përreth. Po rritet prezenca e kompanive të BE-së me interes të madh për neve që të rrisim interaksionin me shtetet europiane”.

Abrashi ka thënë se kryeministrin e ka bezdisur çdo ditë për të përmbushur të gjitha detyrat që këto projekte të marrin formë.

“E kemi bërë Kosovën edhe më afër Europës”, tha Abrashi.

Ndërkaq, kryetari i Ferizajt Agim Aliu tha se është i lumtur që qytetarët e do të kenë një rrugë të tillë, sidomos komuniteti i biznesit derisa komunën qe e udhëheqë e quajti kryeqendër të bizneseve në Kosovë.

“Po kthehen taksat te ata që janë taksapaguesit kryesorë, e ata janë pikërisht komuniteti i biznesit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.