Lajmet e fundit

Më shumë se 1 mijë e 500 vjet histori fshihen nën tokën e Kalasë së Kastërcit në Suharekë.
Për shekuj me radhë, ajo ka ruajtur gjurmët e njerëzve që kanë jetuar, besuar dhe janë varrosur aty.
Kush ishin njerëzit e varrosur këtu?
Pse kjo hapësirë u shndërrua në vendvarrim?
Dhe çfarë tregojnë mbetjet e tyre për jetën e shekujve të kaluar?
Brenda Kalasë së Kastërcit janë 120 trupa të varrosur, ndërsa lokaliteti dëshmon një histori që nis shumë më herët.
‘Krejt Kapak me Milotin’ në Klan Kosova është futur në brendësi të Kalasë së Kastërcit dhe zbulohet historia që toka e ka ruajtur për shekuj.