12 të vdekur në një aksident në Sllovaki NULL NULL 13.11.2019 19:35 13.11.2019 19:35 Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllovaki. Një kamion që barte zhavor u përplas me një autobus që po barte pasagjerë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur 12 persona. Sipas autoriteteve aksidenti i së mërkurës ishte më i rëndi në shkallë vendi për afro 10 vjet, njofton Euronews përcjellë Klan Kosova. Shkaktar besohet se është moti i keq. Ngjarja ndodhi në një rrugë me dy korsi afër qytetit të Nitra, 90 km në lindje të kryeqytetit Bratislava. Ministrja e Brendshme e Sllovakisë Denisa Sakova, u tha gazetarëve në një konferencë për media se kamioni ishte i mbingarkuar,duke goditur kështu autobusin. Në mesin e viktimave janë edhe katër gjimnazistë. Edhe kryeministri Peter Pellegrini ka anuluar vizitën zyrtare që po e zhvillonte në Qipro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 12 minuta më parë