12 shtete nderojnë në turneun "Lah Nimani" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

12 shtete nderojnë në turneun “Lah Nimani”

NULL NULL
23/05/2015
Boksierë nga 12 shtete nga vendet e ndryshme të Evropës kanë zbarkuar në kryeqytetin tonë për turneun ndërkombëtar “Lah Nimani.”

Ky turne që tashmë është tradicionale dhe që është në kalendarin e AIBA-së, ka mbledhur boksierë cilësorë në kategorinë juniorëve.

Në Pallatin e Rinisw dhe Sporteve, sot në mesditw janë zhvilluar gjysmëfinalet e para. Në tetë duele të zhvilluar, boksierët që u ngjitën në ring treguan boks të kënaqshëm në pranin e një numri të vogël shikuesish.

Në mesin e tetë dueleve të zhvilluar, dueli që ishte me atraktive ishte përballja mes Mecmaster Kjerani të Skocisë dhe Lulzim Ismalit, shqiptarit nga Maqedonia. Ky duel dha një luftë të bukur, ndërsa në fund fitores iu gëzua skocezi, i cili për disa nuanca ishte mw i mirë se boksieri shqiptar.

Ndërkaq, boksieri i përfaqësues sonë, Eros Ramadani humbi duelin me gjermanin Gjejlan Junus. Edhe në sfidat tjera prodhuan boks joshëse, ndërsa nesër në mesditw luhen finalet e këtij turneu kushtuar ish trajnerin të famshëm të Prishtinës, Lah Nimanit.

Ish boksieri i njohur Mehmet Bogujveci, njëhërit sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), i tha KosovaPress-it se është i kënaqur me kualitetin e boksierëve që treguan në gjysmëfinalet e turneut “Lah Nimani”. Bogujveci është i bindur se është duke u ngritur niveli i cilësisë së boksit në gjithë Evropën.

“Mendoj se kanë qenë luftëra shumë të mira dhe shumë të barabarta, kështu që po shihet se gjithkah është në ngritje niveli dhe kualiteti i boksit dhe me këtë kualitet që kanë boksierët e gjitha shteteve, mendoj se e ardhmja e boksit është e mirë. Jam i bindur se këta sportista shumë shpejtë do të mund të bëhen bartës nëpër reprezentacionet e veta dhe fitues të medaljeve evropiane, botërore, por edhe olimpike”, ka thënë Bogujevci.

Ai është i bindur se meçet finale do të sjellin boks edhe më kualitative dhe me atraktive.