12 pacientë me COVID-19 dhe 23 post-covid po trajtohen në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

12 pacientë me COVID-19 dhe 23 post-covid po trajtohen në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme

NULL NULL
29/11/2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar 12 pacientë me koronavirus dhe 23 posr-covid po trajtohen në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme.

Prej tyre bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv, njofton Klankosova.tv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë” thuhej në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Tutje njoftohet se më së shumti pacientë po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, pesë, në atë të Pejës janë të shtrirë katër pacientë dhe një është në Spitalin e Ferizajt.