12 milionë euro, tri vjet për një pamje të shëmtuar të “Adem Jasharit” (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 31.01.2023 20:40 nga Flamur Gajtani 31.01.2023 20:40 Ndërprerja e renovimit që nisi në qershor të 2020-ës në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, sikur nuk mjaftoi e vërshimet e 19 janarit e dëmtuan edhe më. Mos finalizimi i 12 milionë eurove në fushën e shndërruar në gërmadhë, po u sjell vështirësi ekipit futbollistik Trepça, që aty stërvitej e zhvillonte ndeshjet. Por edhe Kombëtares së Kosovës në futboll që parashihej të zhvillonte ndeshje, njofton Klan Kosova. Si klub mitrovicas, ata investuan më parë në mirëmbajtje e tash apelojnë që intervenimi të nisë sa më parë. Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit që menaxhon me stadiumin, i tha Klanit se projekti pati nis pa u pajis me leje ndërtimore dhe kishte probleme me pronën, e aktualisht po zhvillohen procedurat e licencimit. E telashet pronësore po i mohojnë në Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se te gjithë banorët përreth u transferuan në lagjen Frashër. Kompania mbikëqyrëse sipas MKRS-së, tani do bëjë edhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet në stadiumin ku Kosova zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare me Haitin në maj të 2014-ës.