20:44, 15 Korrik 2019

Autoritetet britanike kanë goditur një bandë që trafikonte dhe shiste drogë dhe kanë arrestuar 12 shqiptarë. Mediat raportojnë se shqiptarët trafikonin kokainë në Londër.

12 anëtarët e “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, sipas drejtësisë britanike janë përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë.

Policia e kryeqytetit britanik bën të ditur se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

Një hetim prej tetë muajsh arriti që të shkatërroj grupin dhe të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar, shkruan Abcnews.al përcjellë Klan Kosova.

Në total, policia konfiskoi mbi 1 kilogamë drogë, të një vlere prej rreth 160 mijë euro, si dhe 20 mijë euro, para kesh.
Janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.

Gjithashtu shtypi britanik raporton se anëtarët e bandës në total janë dënuar me 33 vjet burg.

Konkurs Pune

Lexo më shumë