Zjarrfikësit në Spanjë shpëtojnë qenin që i kishte ngecur koka në shkëmb (VIDEO)

Zjarrfikësit në Spanjë shpëtojnë qenin që i kishte ngecur koka në shkëmb (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Zjarrfikësit në jug të Spanjën u desh të përdornin çekanë dhe forcë të madhe për të liruar një qen endacak që kishte mbetur i ngujuar në një çarje midis disa shkëmbinjve.

Operacioni të hënën zgjati më shumë se dy orë ndërsa ekipet e shpëtimit hoqën me delikatesë pllakën e brishtë.

Qeni i pafat po nuhaste nëpër shkëmbinj pranë një ndërtese për trajtimin e ujit në kodrat e provincës jugore të Malagas gjersa u bllokua, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Qeni nuk u lëndua gjatë operacionit të shpëtimit.