Vazhdon tradita: Trump i lë shënim Bidenit në Zyrën Ovale

Vazhdon tradita: Trump i lë shënim Bidenit në Zyrën Ovale

NULL NULL
1 month më parë

Donald Trump ka lënë një shënim për Joe Biden në Zyrën Ovale, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.

Ka qenë traditë që presidenti në largim të shkruajë dhe të lërë një shënim nisjeje për atë që vjen në Zyrën Ovale.

Ishte e paqartë, megjithatë, nëse Trump do të respektojë atë normë.

Trump kurrë nuk ka pranuar se ai i humbi zgjedhjet ndaj Biden dhe ai kaloi pjesën më të madhe të dy muajve përpara Ditës së Inaugurimit duke u përpjekur të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve.

Trump gjithashtu po thyen traditën duke mos marrë pjesë në inaugurimin e Biden. Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi se çfarë tha shënimi i Trump, raporton Washington Post, transmeton Klan Kosova.