"Ik nga këtu! Lërmë rehat", ky ishte reagimi i fituesit të Nobelit për Letërsi (VIDEO)

“Ik nga këtu! Lërmë rehat”, ky ishte reagimi i fituesit të Nobelit për Letërsi (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi ka thënë se mendoi që telefonuesi që i tha se kishte fituar ishte dikush i “rastësishëm”.

Për fat të mirë, romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah u bind që të mos e mbyllte telefonin.

Për BBC -së, ai deklaroi se po përgatiste një filxhan çaji kur cingërroi telefoni, dhe i tha telefonuesit: “Hajde, ik nga këtu! Lërmë rehat”, transmeton Klankosova.tv.

Në vegzën më poshtë mund ta shihni videon se si ai e rrëfen momentin kur kuptoi që ishte fitues i Nobelit për Letërsi:

https://www.bbc.com/news/av/entertainment-arts-58838532

Novelisti tanzanian u shpall  të enjten fitues i këtij çmimi.

Ai iu dha për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”, njofton Klan Kosova.

Gurnah, i cili u rrit në një ishull të Zanzibarit, shkoi në Angli si refugjat në vitet 1960, ka publikuar 10 novela dhe po ashtu një numër të storieve të shkurta.