Ambasadori gjerman Jorn Rohde qëndron për vizitë në Klan Kosova NULL NULL 11.10.2022 15:19 11.10.2022 15:19 Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka qëndruar për vizitë në ambientet e shtëpisë mediale Klan Kosova, ku është pritur nga Adriatik Kelmendi, drejtor i përgjithshëm, dhe Shkëlqim Devolli. Diplomati gjerman është njoftuar për ecurinë e punëve, projektet ekzistuese dhe projektet e planifikuara në televizion, radio dhe në portalin e Klan Kosovës. Gjatë takimit është diskutuar edhe për lirinë e medies në Kosovë dhe konkurrueshmërinë mediale dhe ekonomike në vend, duke theksuar rëndësinë e shprehjes së lirë dhe ekonomisë së tregut. Ambasadori Rohde ka parë edhe ambientet e kompanive që operojnë nën kompleksin e Klan Kosovës, përfshirë operatorin Art Motion dhe Klan Arena.