Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të mirat e frutave të malit

NULL NULL
12.05.2015 12:49

Frutat e malit janë të shëndetshme dhe të shijshme.

Ato e ndihmojnë trupin tonë që në mënyrë të suksesshme të luftojë kundër krijimit të shumë sëmundjeve, kryesisht të atyre të llojit kronik dhe kancerit.

Frutat e malit përmbajnë antioksidantë të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për shëndetin e mirë të zemrës, trurit dhe enëve të gjakut. Ato përmbajnë vitamina C, vitamina E dhe enzimat të cilat janë të nevojshme për gjumë kualitativ, mbrojtje nga baktere dhe rezistencë të organizmit.

Manaferrat, dredhëzat, mjedrat, boronicat e kuqe janë disa lloje të frutave malore. Ato përshpejtojnë qarkullimin e gjakut në artere, çka do të thotë që me të madhe reduktojnë probabilitetin nga sulmi në zemër dhe tru.

Boronicat janë të pasura me antioksidantë, ndihmojnë tek sëmundjet e zemrës, kardiovaskulare, të syve dhe po ashtu parandalojnë humbjen e kujtesës dhe sëmundjet tjera të sistemit nervor.

Boronicat me sukses përshpejtojnë punë e metabolizmit, zgjidhin problemin e kapsllëkut dhe shpesh janë ushqime në menytë e dietave.

Janë të vogla, por përmbajnë sasi të madhe të fibrave të cilat i kemi të nevojshme që trupi ynë të ketë shëndet sa më të mirë të traktit tretës. Reduktojnë nivelin e kolesterinës dhe sheqerit në gjak.

Fibrat nga boronicat nuk kanë shumë kalori, nuk trashin dhe ngopin me shpejt, gjë që do t’ju ndalë nga ngrënia e tepërt.

Tek përgatitja e ushqimit me boronica duhet të shmanget zierja dhe nxehja e tyre sepse nxehtësia vetëm u bën dëm. Kjo shkatërron vitaminën C dhe E.

Një gjysmë filxhani është sasi e mjaftueshme ditore e cila duhet të konsumohet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.