Saraçini-Kelmendi: Rusia tenton që të ndikojë përmes “Fake News” në zgjedhjet e qeverive në Ballkan NULL NULL nga Iliri Pireva 20.10.2020 13:19 nga Iliri Pireva 20.10.2020 13:19 Afërdita Saraçini -Kelmendi, drejtoreshë e Radiotelevizionit 21, duke u bazuar ne burime e agjencive analitike tha për emisionin “EDUMEDIA” se lajmet e rreme po financohen nga Rusia . “Disa vjet radhazi kur flasim për lajmet e rreme ne bazë të burimeve dhe informacioneve te disa hulumtimeve të Agjencive analitike thuhet se ka pasur tendenca dhe po vazhdojnë ato tendenca ku janë paguar media me para të mëdha nga burime ruse te cilat përmes portaleve të rreme kanë plasuar lajme te ndryshme”. “Kjo ka ndodhur para zgjedhjeve ne Maqedoni për shkak të ndryshimit të qeverive atje, kjo ka ndodhur në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Kanë lindur portale të shumta të cilat pas zgjedhjeve janë shuar. Qëllimi i tyre ka qenë ndikimi në zgjedhje për të triumfuar pala e kundërt”, tha ajo. Emisioni “EDUMEDIA” mbështetet nga OSBE dhe i kushtohet ekskluzivisht edukimit medial. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 24 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 30 minuta më parë